Plagosje me thikë në Elbasan, arrestohet autori, shpallen në kërkim ndihmësit

Plagosje me thikë në Elbasan, arrestohet autori, shpallen në kërkim ndihmësit

11:22, 14/09/2017
A+ Aa A-

Policia e Elbasanit ka arrestuar autorin e një plagosjeje me thikë në qytet, Kujtim Pishën, 40 vjeç dhe shpalli në kërkim dy të tjerë.

Pisha, në lagjen “Haxhias” në bashkëpunim me shtetasit E.P., 19 vjeç  dhe S.P., 22 vjeç banues në Elbasan, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet të kenë goditur me sende të forta dhe me thikë, P.T., 30 vjeç banues në Elbasan.

I plagosuri P.T u dërgua menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pisha akuzohet tanimë për veprën penale "Plagosja e lehtë me dashje, e kryer në bashkëpunim".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco