Ndjekje me makina e të shtëna me policinë, kapet vlonjati me 1.1 kg heroinë. Ja emri

Ndjekje me makina e të shtëna me policinë, kapet vlonjati me 1.1 kg heroinë. Ja emri

10:17, 14/09/2017
A+ Aa A-

Policia italiane ka arrestuar një shqiptar 28-vjeçar nga Vlora, pas një ndjekjeje të gjatë me makinë, ku nuk munguan as të shtënat në ajër nga ana e forcave të rendit.

Patrulla e policisë rrugore ka vënë re mjetin FIAT Idea të drejtuar nga Dritan Mehmetaj dhe mënyra e qëndrimit të tij në timon u ka ngjallur dyshime. Mehmetaj u duk sikur do të ndalonte pas shenjës nga policia, por në momentin e fundit u largua me shpejtësi, çka bëri që policët t’i viheshin në ndjekje, deri në Ventimiglia, kur makina e Mehmetajt kaloi në kahun e kundërt të autostradës dhe ai u detyrua ta braktiste atë, duke ikur në këmbë, deri në Lamboglia, ku u ndalua.

Mehmetaj u tregoi një pasaportë rumune policëve, të cilët zbuluan se ajo ishte fals dhe se personi i ndaluar ishte shtetas shqiptar, me rezidencë në Torino dhe me precedentë penalë për shpërndarje droge. Pas kontrollit, në makinë iu gjet një sasi 1.17 kile heroinë e pastër.

Sipas gazetës 'La Stampa', droga e kapur ka vlerë 300 mijë euro në treg.

SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco