VIDEO/ Mamaja e 18-vjeçares greke që u vra nga i ati: Nuk ishte shkak dashuria për Spiron nga Shqipëria, por...

VIDEO/ Mamaja e 18-vjeçares greke që u vra nga i ati: Nuk ishte shkak dashuria për Spiron nga Shqipëria, por...

09:34, 14/09/2017
A+ Aa A-

Ngjarja e rëndë që ka ndodhur në Greqi para disa ditësh, por vetëm sot u bë publike në media nuk ka kaluar pa komente të shumta, për vetë natyrën racore të shkaktuar të vrasjes.

Një 55-vjeçar grek ka vrarë me thikë në mënyrë barbare vajzën e tij 18-vjeçare të kujtuar Irini vetëm për arsyen se ajo kishte për të dashur një djalë shqiptar.

Gjithçka është zhvilluar në Athinë, ku fillimisht ngjarja u raportua sikur në shtëpi kishte rënë zjarr dhe babai e vajza ishin asfiksuar, por ekspertiza mjeko-ligjore zbuloi se adoleshentja kishte shenja dhune dhe ishte mbytur nga i ati me thikë dhe plagët dalloheshin në qafë, gjoks dhe faqe dhe po ashtu në krahët e saj teksa përpiqej të mbrohej.

Ishte mamaja e adoleshentes së ndjerë që ka rrëfyer detaje për një televizion lokal grek, duke thënë se gjithçka kishte ndryshuar në familjen e tyre kur bashkëshorti i saj mësoi se 18-vjeçarja ishte në një marrëdhënie me një të ri shqiptar.

Ajo tregon se për këtë tragjedi është informuar edhe i dashuri shqiptar i vajzës, i cili nuk ngurron ta shfaqë trishtimin për humbjen e njeriut të tij më të dashur.

Shqiptari shkruan në një postim prekës, të postuar nga “JOQ”:

Rrugë të mbarë engjëlli im, ike dhe le pas djalin që të do shumë….dhe do të të pres. Gruaja ime e bukur, shpirti im. Princesha ime që më ndriçon jetën. Vdiqe ti, vdiqa dhe unë, gjysma jote. Të dua dhe do të dua gjithmonë, rrugë të mbarë engjëlli im. Zoti të mori aty lart për t’u kujdesur”.- shkruan ai në “Facebook”.

Flet nëna e vajzës që u vra nga i ati: Çfarë ndodhi kur mësuam se ishte e lidhur me shqiptarin

...Por në të vërtetë nuk është kjo arsyeja e krimit. Në një intervistë të gjatë dhënë për një kanal grek, nëna e vajzës ka treguar me detaje të gjithë historinë, që nga arsyet e divorcit me vrasësin e të bijës, e deri në ditën kur mori lajmin e rëndë. Ajo ka treguar se prej disa vitesh i dha fund martesës me bashkëshortin pas problemeve të vazhdueshme që kishte me këtë të fundit, i cili sipas saj nuk punonte, dhe shpesh kishte ushtruar dhunë fizike mbi të. Por ajo ka theksuar se asnjëherë nuk është sjellë keq me dy fëmijët e tyre, Irinin dhe Aleksandron. Pas ndarjes ajo ishte larguar në Kerkira (Qerqia) pranë familjes së saj, së bashku me djalin, ndërsa Irini kishte qëndruar në Athinë me të atin.

“Irini nuk donte të vinte në Kerkira, sepse ajo në Athinë kishte çdo gjë, shtëpinë e saj, shkollën, dhe të dashurin që e donte shumë”, ka treguar ajo. E pyetur për historinë e të dashurit të vajzës ajo është shprehur se ata ishin prej një vit e gjysmë bashkë, dhe se bashkëshorti i saj dhe ajo ishin shumë dakord me këtë lidhje edhe pse e dini që në fillim se ai ishte nga Shqipëria.

“Irini kishte një vit e gjysmë e lidhur me Spiron. Ai e donte shumë dhe kujdesej shumë për vajzën time. Që në fillim na kishte treguar se ishte me prejardhje nga Shqipëria dhe se kishte lindur dhe jetonte në Greqi. Ne e kishim pranuar pa asnjë problem lidhjen e tyre. Ai hynte dhe dilte në shtëpinë tonë, dhe babai i Irinit kurrë nuk më tha që nuk i pëlqente se ishte Shqiptar apo për ndonjë arsye tjetër. Madje Irini dhe Spiro kanë shkuar edhe në Shqipëri për pushime”, ka rrëfyer ajo. “Por një ditë kur vendosëm të shkojmë në shtëpinë e ish-vjehrrës sime, Irini më tha nëse mund ta merrte dhe të dashurin e saj për t’ia prezantuar gjyshes. Ne pranuam pa asnjë problem. Por kur i tregoi gjyshes se Spiro ishte nga Shqipëria, ajo filloi të ankohej sepse është raciste ndaj tyre. Prej asaj dite filloi të ndryshojë pak dhe qëndrimi i babait të Irinit i cili e dëgjon shumë nënë e tij. Por sërish nuk patëm kurrë probleme për këtë fakt”, pohon nëna e të resë.

 Ndërkohë ajo ka bërë publike dhe mesazhet që ka shkëmbyer me të bijën ku ajo i thoshte që të mos kthehej më në shtëpi me të sepse babai i saj nuk ndryshonte dhe se nuk do të ishte kurrë e lumtur. Këto mesazhe kanë rënë në dorë të tij dhe dy ditë para ngjarjes së rëndë, ai i ka dërguar një mesazh ish-gruas nga profili i Facebook-ut të djalit të tyre të vogël ku i thoshte se meqë ajo nuk kishte pranuar të kthehej me të dhe nuk i kishte sjellë djalin për ditëlindje, tani do të vuante si ai.

 “Të gdhiu ditë dhe jetë e zezë e ëmbla ime. Siç me dhurove dhimbje vazhdimisht duke më mbajtur larg djalin, akoma edhe në ditëlindjen e tij, ashtu do të ta kthej dhe madje edhe më keq. Që të mësosh edhe ti që të jetosh çdo ditë tani e tutje me dhimbje dhe pendesë e ëmbla ime. Më vjen keq, ti dhe vajza jote e zgjodhët këtë. I lexova mesazhet e tua dhe të vajzës tënde, sharjet e saj, gënjeshtrat e saj ndaj meje dhe planet tuaja pas shpinës time. Më vjen keq! U lëndova... u lëndova shumë! Kur ta marrësh këtë mesazh do të thotë që do të jemi që të dy të vdekur. Më dhe shumë dhimbje dhe tani do të kthehet”, shkruhej në mesazhin e tij. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ajo14/09/2017 12:35

Zoterinj Kerkira nuk eshte gje tjeter vecse Ishulli i Korfuzit! Ju lutem behuni profesoinale, sepse behet fjale per nje ishull perballe Sarandes i banuar per me teper nga shqiptare prej shekujsh dhe jo ndonje ishull ne Paqesorin e larget. Me keqardhje shoh se te rinjte e sotem ( flas per ata te "shkolluarit" pa shkuar te pjesa tjeter e te rinjve qe nuk dine as ta flasin sakte gjuhen e tyre) mungese te theksuar kulturore. Kjo vjen jo vetem se sistemi yne arsimor eshte dobesuar shume, por edhe se te rinjte e sotem nuk kane kersheri intelektuale dhe lexojne shume pak ose aspak. Jetojme ne kohen e Instagramit dhe Twitterit!!!!!!

Shto koment

Denonco