VIDEO/ Arrestohen dy shpërndarës droge në Elbasan, Bulenti dhe Ambri

VIDEO/ Arrestohen dy shpërndarës droge në Elbasan, Bulenti dhe Ambri

09:22, 14/09/2017
A+ Aa A-

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, Policia e Elbasanit zhvilloi operacionin e koduar “Shpërndarësit” ku arrestoi Bulent Luniku, 22 vjeç banues në Elbasan Ambri Sinakoli, 22 vjeç banues në Elbasan

Arrestimi i tyre, u bë pasi në Lagjen “Visarion Xhuvani”, në rrugën “Qamil Guranjaku” gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “BMW” të drejtuar nga shtetasi Bulent Luniku, në sediljen e pasme të këtij automjeti, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

2 kg lëndë narkotike e dyshuar  Cannabis Sativa, një pjesë e paketuar me letër natriban dhe një pjesë e ndarë në doza të vogla gati për shitje.

Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 2 telefona celularë të markave të ndryshme, si dhe automjeti  ku u gjet lënda narkotike e dyshuar “Cannabis Sativa”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco