U prishën për pazarin, shqiptari grabit prostitutën pas seksit

U prishën për pazarin, shqiptari grabit prostitutën pas seksit

19:19, 13/09/2017

Një 49-vjeçar shqiptar, me banim në Bergamo të Italisë, është arrestuar nga karabinierët, raportojnë sot mediat lokale.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte shpallur në kërkim, pasi grabiti një prostitutë pas marrëdhënies seksuale.

Ngjarja

Ngjarja ka ndodhur në mars, në komunën Ghisalba (pjesë e provincës së Bergamos), përgjatë autostradës “Francesca”. Një vajzë 20 vjeçe, ka denoncuar se ka rënë pre e një grabitje me thikë nga një i panjohur, pasi me të kishte konsumuar një raport seksual. Asaj i ishte marrë çanta që kishte me vete dhe celulari.

Konflikti mes të dyve lidi pas aktit seksual, kur sipas marrëveshjes paraprake, shqiptari duhet të paguante vajzën. Mesa duket, të dy nuk ranë dakort për pagesën. Kështu, burri jo vetëm që e grabiti vajzën, por hapi derën e mjetit ku ndodheshin të dy dhe e shtyu jashtë. Makina ishte në lëvizje dhe vajza përfundoi në asfalt duke marrë lëndime, për të cilat iu dha nga mjekët një prognozë shërimi prej 10 ditësh.

Pas incidentit të dhunshëm, vajza, e cila në kohën e ngjarjes ishte në rrugë vetëm prej disa javësh, denoncoi rastin në polici, madje edhe duke siguruar një identik të sulmuesit të saj.

Nga këtu, filluan hetimet nga karabinierët e Treviglio-s për të gjetur autorin, të koordinuara nga zëvendës Prokurori Fabrizio Gaverini.

Efektivët arritën të identifikojnë 49-vjeçarin shqiptar, me precedentë të mëparshëm dhe mbrëmjen e djeshme mësynë në banesën e tij në komunën Bagnatica.

Aty, e arrestuan dhe gjetën edhe celularin që i ishte grabitur vajzës. Mbi të rëndonte masa e sigurisë së arrestit me burg dhe shqiptari është shoqëruar në burgun e Bergamo-s, nga ku do të dallo para gjykatës për masën e sigurisë personale.

/SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment