VIDEO/ Përdhunoi vajzën 13-vjeçe, arrestohet. Emri

VIDEO/ Përdhunoi vajzën 13-vjeçe, arrestohet. Emri

18:28, 13/09/2017
A+ Aa A-

Një i ri, i dënuar nga gjykata e Elbasanit për përdhunimin e një vajze 13-vjeçe është arrestuar nga Policia.

Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan vunë në pranga Spanjoll Buzhanit, 24 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim.

Ndalimi i tij, u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendim penal më datë 08 Korrik të vitit të shkuar, e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burg për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” parashikuar nga neni 100/1 i Kodit Penal, pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me një 13 vjeçare.

/SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

4 vite burg!!!13/09/2017 20:10

4 vite burg se ka perdhunuar nje femije? Tallen keta? Larg qofte te isha prindi i asaj femije do e prisja 4 vite pas portes se burgut qe pasi te dilte t'a zhdukja krejt nga faqja e dheut. Dhe po ate dite do zhdukja dhe ate maska gjykates qe e denon vetem 4 vite burg kete! Keta 5 vite te denojne se nuk ke pagu dritat dhe 4 vite se perdhunon nje femije? C'jane keta gjykates monstra keshtu??!!

Shto koment

Denonco