U godit me thikë, vdes në spital 46-vjeçari

U godit me thikë, vdes në spital 46-vjeçari

16:58, 13/09/2017
A+ Aa A-

Ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit, 46-vjeçari i cili u plagos me thikë 6 ditë më parë.

Sipas burimeve spitalore,Afrim Llana, 46 vjeç, banues në Durrës, ka gjetur vdekjen dje në spitalin Rajonal të Durrësit, ku ishte transportuar pas goditjes me thikë nga 44-vjeçari Ilir Haku.

Autori, banues po në qytetin bregdetar, u arrestua një ditë pas sherrit, njoftuan burime zyrtare nga Policia e Durrësit.

Ngjarja

Burime policore bënë me dije se rreth orës 14:15 të 7 shtatorit, në lagjen numër 17, pas një konflikti  për motive të dobëta Haku plagosi në thikë në këmbë 46-vjeçarin.

Fillimisht, i plagosuri u transportua në spital dhe gjendja e tij shëndetësore u vlerësua nga mjekët si jashtë rrezikut për jetën.

Por, gjendja shëndetësore e 46-vjeçarit është përkeqësuar dhe ai ka humbur jetën këtë të martë.

/SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco