Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

Makina del nga rruga, 5 në gjendje të rëndë

Makina del nga rruga, 5 në gjendje të rëndë

16:26, 13/09/2017
A+ Aa A-

Pesë persona ndodhen në gjendje të rëndë, si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Gjirokastër.

Rreth orës 14.30, një makinë ka dalë nga rruga, ç’ka ka shkaktuar plagosjen e pesë personave që udhëtonin me të.

Burime policore bëjnë me dije se, në vendin e quajtur “Serat e Mashkullorës”, në segmentin rrugor nacional Gjirokastër-Tepelenë, mjeti tip “Mitsubishi”, me drejtues shtetasin A.A., me targa SR 8185 B, ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal.

Për pasojë janë dëmtuar  pesë personat që ndodheshin në mjet, drejtuesi i dhe pasagjerët Sh.A., V.A., K.A., dhe F.P., banues në Sarandë

Të dëmtuarit janë transportuar për në  spitalin  Rajonal “Omer Nishani”, Gjirokastër.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërkohë që policia po punon për të zbuluar më shumë mbi ngjarjen.

/SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco