Aksident me vdekje, burri humb jetën në shinat e trenit Foto ilustruese

Aksident me vdekje, burri humb jetën në shinat e trenit

16:15, 13/09/2017
A+ Aa A-

Një burrë ka humbur jetën këtë pasdite në Durrës, si pasojë e përplasjes nga treni.

Viktima është F.H. 52 vjeç, banues në Sukth, bëjnë me dije burime nga Policia e Durrësit, që shtojnë se incidenti tragjik ka ndodhur rreth orës 15:10, në Sallmone.

Ai është përplasur nga treni i linjës hekurudhore Durrës – Vorë, tek nënkalimi hekurudhor.

Përplasja ka qenë e fuqishme dhe si pasojë 52-vjeçari ka ndërruar jetë.

Mashinisti ndodhet në vendngjarje dhe do të shoqërohet në ambientet e Komisariatit të Policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, bëjnë me dije burime zyrtare nga Policia, ndërsa shtojnë se grupi hetimor ndodhen në vendngjarje.

/SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco