Mashtroi ashtu kot, për qejf, Komisariatin Dixhital, zbulohet 22-vjeçari

Mashtroi ashtu kot, për qejf, Komisariatin Dixhital, zbulohet 22-vjeçari

11:03, 13/09/2017
A+ Aa A-

Një i ri nga Elbasani po hetohet nga Policia sepse ka mashtruar, ashtu kot për qejf, Komisariatin Dixhital duke bërë një ankesë të rreme me telefon për një gjoja korrupsion në Drejtorinë Arsimore të Elbasanit.

Por, specialistët e Sektorit për Krimin Ekonomik dhe Financiar të qytetit e verifikuan rastin dhe nisën proçedimin penal në gjendje të lirë në ngarkim të denoncuesit, K.Sh., 22 vjeç.

Ai do të gjykohet përr veprën penale "Njoftimi i rremë në organet e rendit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco