Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Sherr për pronat, presidenti i Tiranës Refik Halili grushte me mjekun Preza

Sherr për pronat, presidenti i Tiranës Refik Halili grushte me mjekun Preza

10:58, 13/09/2017
A+ Aa A-

Presidenti i ekipit të futbollit të Tiranës, Refik Halili është përfshirë në një konflikt pronësie me mjekun Krenar Preza. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku Halili ka goditur me grushte mjekun.  

Konflikti mes Halilit dhe mjekut ka ndodhur për motive pronësie, pasi mjeku i kishte dhënë truallin për ndërtimin e një pallati në bazë të një marrëveshje, e cila nuk ishte zbatuar nga Presidenti i Tiranës.

Referuar procesverbalit të përmbaruesit Baftjar Nela, bazuar dhe tek vendimi i gjykatës, Halili duhet t’i dorëzonte Prezës 3 apartamente, 1 dyqan, 3 garazhe, kamatat e vonesës dhe një shumë të konsiderueshme në euro.  

Sot në mëngjes, përmbaruesi së bashku me mjekun Krenar Preza kishin shkuar për të ekzekutuar vendimin e gjykatës, por janë konfliktuar me Halilin, i cili si procesverbalit të Nelës e ka goditur me grusht pas debateve.

Pas njoftimit policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes në Rrugën e Dibrës për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Ndërsa për ngjarjen ka bërë denoncim në policinë e Tiranës edhe mjeku Krenar Preza.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

krasasi tp13/09/2017 13:25

Sherret midis ish pronareve, trashegimtareve, pretendusve, zabtusve, te favorizuarve nga qeveritaret e perkohshem , nuk i zgjidh gjykata pasi eshte Ajo(gjykata, - noterija- hipoteka-bashkija) qe i ka bere lemsh te gjitha.Ndaj eshte shteti shqiptar qe e ndan "shapin nga sheqeri".

Phantom13/09/2017 12:48

Ehhh e mori lumi dhe Halilin e shkrete, tipik katunar qe bie ne leke dhe nuk di cfare te bej nga nje perandori u kthye ne nje hallexhi. Prit tani kur te fillojne ti marin te gjithe pasurine, pasi nuk di te bej gje tjeter vetem te deshtoje. LOL!

aldo13/09/2017 10:58

hajd ishalla ne burg dhe te lash haqet e tirones mer plere

Shto koment

Denonco