Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Zbardhen detaje, ja ku dhe si u ngarkua me 4 ton kanabis jahti me flamur amerikan /FOTO

Zbardhen detaje, ja ku dhe si u ngarkua me 4 ton kanabis jahti me flamur amerikan /FOTO

14:34, 06/09/2017
A+ Aa A-

Detaje të reja janë bërë publike në lidhje me sasinë prej 4 tonësh kanabis të kapur nga policia italiane dhe Guardia Di Financa. Burime nga grupi hetimor thanë për SYRI.net se lënda narkotike është ngarkuar në një zonë mes Lezhës dhe Shkodrës.

Është e vërtetë që jahti me flamurin amerikan nuk është futur në ujërat tona territoriale, por kanabisi është transportuar me gomone nga brigjet e Lezhës dhe Shkodrës dhe më pas është kaluar në ujërat ndërkombëtare, ku edhe është ngarkuar skafi.

SYRI.net ka mësuar gjithashtu se, Policia italiane ende nuk i ka dhënë informacione të sakta policisë shqiptare në lidhje me identitetin e plotë të tre personave të arrestuar në jahtin me flamur amerikan, ku gjate natës rreth 4.3 ton kanabis.

Nga të dhënat e deritanishme, dyshohet se lënda narkotike është transportuar me skaf nga brigjet e detit në zonën mes Lezhës dhe Shkodrës dhe me pas ajo është ngarkuar ne bordin e jahtit, në ujëra ndërkombëtare, shkruan SYRI.net.

Por çfarë tha mëngjesin e sotëm policia shqiptare?

Tjetër operacion ndërkombëtar antitrafik droge mes Policisë së Shtetit dhe GdF-së dhe Policisë italiane. Sekuestrohet nga GdF 3 ton e 992 kilogramë Marijuanë.

Në orët e para të mëngjesit nga ana e GdF Italiane u be i mundur ndalimi dhe sekuestrimi i një Yacht-i me flamur të SH.B.A. (Delaware)

Si rezultat i ndjekjes nga skuadrat e GdF dhe me suport ajror u bë e mundur bllokimi i mjetit lundrues.

Në ekuipazhin e mjetit lundrues tre shtetas shqiptarë.

F.M, E.V, dhe E.M.

Mjeti lundrues u kap në ujërat territoriale Italiane në zonën e Viestes. Hetimet paraprake  tregojnë se ky mjet lundrues nuk ka shkelur ujëra shqiptare. Rezervohemi për të tjera informacione për shkak të sekretit hetimor.

Policia e Shtetit po bashkëpunon ngushtë me Guardia di Finanza dhe Policinë Italiane si dhe po shkëmben informacione intensivisht me Policinë Malazeze për zbardhjen e këtij trafiku.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Titi06/09/2017 16:24

    Perderi sa kanqen qeveria ne velipoj. Por jo nuk mund te besohet te jet ber nen hunden e qeveris, ose ma e pakta nen kujdesin e saj. S'ka ma as fare, jo gjethe, se gjethet i kamarr shtepia me gjthe. Keshtu qe mos guxoni me impliku ne keto pune policin e qeverin shqiptare, se kto pun i bejn ata matan detit.

    Shto koment

    Denonco