Lajmi i fundit

DETAJE – EMRAT/ Atentati më armë në Memaliaj, ja kush qëlloi ndaj avokatit

Pas vrasjes së gjyqtares, policia i arreston 3 nga 3 burrat që rrahin gratë

Pas vrasjes së gjyqtares, policia i arreston 3 nga 3 burrat që rrahin gratë

09:40, 02/09/2017
A+ Aa A-

Pas vrasjes së gjyqtares Fildeze Hafizi në mes të Tiranës nga bashkëshorti dhunuesPolicia e Tiranës njoftoi se ka arrestuar 3 burra që dhunonin gratë gjatë 24 orëve të fundit.

Konkretisht janë arrestuar për veprën penale të "Dhunë në familje", shtetasit:

Selman Murati, 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, shtetases L.M., 37 vjeçe, banuese në Tiranë.

Serjan Gojani, 25 vjeç, banues në Kasallë ( Kamëz ), pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së motrës së tij, shtetases A.P., 32 vjeçe, banuese në Kasallë ( Kamëz ).

Albert Ismaili, 42 vjeç, banues në fshatin Picar, Vorë, pasi ka kanosur me jetë dhe ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, shtetases Dh.I., 35 vjeçe, banuese në fshtain Picar, Vorë.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale " Dhunë në familje " parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco