Martesa e gjyqtares me mblesëri me tregtarin 14 vjet më të madh. Si lindën konfliktet mes çiftit

Martesa e gjyqtares me mblesëri me tregtarin 14 vjet më të madh. Si lindën konfliktet mes çiftit

10:48, 01/09/2017
A+ Aa A-

Zbardhen të tjera detaje nga vrasja e gjyqtares Fildes Hafizi nga ish-bashkëshorti i saj.

Sipas dëshmive të të afërmve dhe të atyre që e njihnin, Hafizi ishte martuar 17-vjet më parë me mblesëri me Fadil Kasemin 14 vjet më të madh. Ky i fundit ishte tregtar në zonën e njohur si “Tregu çam” ku rezulton se kishte një dyqan në pronësi të tij, ndërsa Fildesi sapo kishte mbaruar Pedagogjiken në Shkodër.

Për rreth 15 vjet, çifti jetoi në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë. Për disa vite Fildes Hafizi ka qenë drejtoreshë në një kopsht.

Nga martesa ata patën dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë, aktualisht të moshës 14 dhe 16-vjeç.

Të afërmit e Fildes Hafizit rrëfejnë se ajo vendosi të rrisë shkallët e karrierës kur filloi studimet e larta për Drejtësi, pavarësisht kundërshtimit të ish-bashkëshortit. Ajo u diplomua juriste, ndërsa më pas filloi edhe shkollën e magjistraturës, duke marrë titullin gjyqtare.

Pas këtij momenti, problemet mes çiftit thellohen deri në divorc i cili u kundërshtua nga ish-burri Fadil Kasemi. Dy vite më parë, ky i fundit kërcënoi me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij në sy të djalit të mitur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco