Me pistoletë në brez mes për mes Tiranës, ja si u arrestua nga Shigjetat, 'i forti' me Porsche Panamera Pamje nga arrestimi

Me pistoletë në brez mes për mes Tiranës, ja si u arrestua nga Shigjetat, 'i forti' me Porsche Panamera

08:55, 01/09/2017
A+ Aa A-

Një 31-vjeçar nga Tropoja me një pistoletë në brez është ndjekur dhe arrestuar nga "Shigjetat" dje në mesditë, teksa përshkonte Tiranën me "Porche Panamera" Ai quhet Bylbyl Halili, 31 vjeç.

Arrestimi i tij u bë i mundur pasi gjatë kontrollit të ushtruar në rrugën "Bardhyl" nga Skuadra Shigjeta rreth orës 14:30, në automjetin tip Porsche Panamera, me të cilin lëvizte, i është gjetur një pistoletë e markës “Glock” me një krehër me 14 fishekë kalibër 9 mm.

Policia i sekuestroi automjetin e markës Porsche Panamera, pistoletën e markës “Glock”me një krehër me 14 fishekë, 2 105 euro dhe  55.500 lekë të reja si dhe një telefon Blackberry.

Dosja e tij i kaloi Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme për “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco