Lajmi i fundit

LIVE/ Tensionohet protesta para bashkisë së Tiranës

Daily Mail: Kallashnikovët me postë drejt Britanisë, ja kur e mori urdhrin Saimir Çullhaj për t'i dërguar

Daily Mail: Kallashnikovët me postë drejt Britanisë, ja kur e mori urdhrin Saimir Çullhaj për t'i dërguar

11:31, 28/08/2017
A+ Aa A-

"Pasi komplotit që dështoi për të dërguar armë në Britani me postë, Policia shqiptare dyshon se ato do përdoreshin për sulme terrorist ose krim të organizuar," shkruan Daily Mail, citon Syri.net.

Sipas kësaj medieje, Saimir Cullhaj, i arrestuari, e kishte marrë urdhrin për të dërguar armët në Londër vetëm tre ditë më parë.

Një komplot për të dërguar kontrabandë me postë,  tre kallashnikovë në Britani të ndarë në pjesë, është zbuluar nga autoritetet shqiptare, shkruan Daily Mail. Policia dyshon se armët e sekuestruara që ishin dërguar në nëj adresë në Londër, do të përdoreshin për një sulm terrorist ose nga krimi i organizuar.

Stafi i sigurisë i zbuloi armët në ngarkesën që po bëhej gati të nisej nga aeroporti i Tiranës.

Armët ishin mbështjellë me peshqirë dhe celofan brenda një kutie postare DHL që përmbante edhe rroba dhe letra.

Policia shqiptare e kishte shtuar vigjilencën pas sulmeve terroriste në Londër dhe Barcelonë.

Zyrtarët nuk kanë lëshuar adresën e synuar të shpërndarjes, por thanë se kanë njoftuar homologët e tyre në Mbretërinë e Bashkuar.

Saimir Cullhaj, 32 vjeç, që u arrestua në Shqipëri pas konfiskimit të armëve,  thuhet se kishte marrë urdhër për të lëvizuar armët tre ditë para se ato t’i niste me pako, mbrëmjen e së premtes.

Ai ka refuzuar të japë detaje se nga i kishte gjetur armët apo për çfarë do të ëprdoreshin ose kush ishin marrësit. Hetuesit janë ndërkohë duke gjurmuar edhe një burrë nga Durrësi me iniciale NF, prej nga u dërgua paketa.

Zëdhënësi i DHL nuk iu përgjigj kërkesës për ta komentuar ngjarjen./SYRI.NET

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco