Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

VIDEO-FOTO/ Dalin pamjet, si u kapën 6 milionë euro drogë në skafin e nisur nga Shqipëria

VIDEO-FOTO/ Dalin pamjet, si u kapën 6 milionë euro drogë në skafin e nisur nga Shqipëria

15:23, 21/08/2017
A+ Aa A-

Droga e kapur mëngjesin e djeshëm në brigjet italiane kishte një vlerë tregu 6 milionë euro. Dy skafistët shqiptarë të vënë në pranga do të përballen me drejtësinë italiane.

Për dy skafistët vlonjatë, të arrestuar një ditë më parë për drogën e kapur në afërsi të brigjeve të Leçes në Itali, është ngritur akuza e trafikut ndërkombëtar të drogës. Guardia di Financa italiane ka dhënë detaje të reja lidhur me operacionin e zhvilluar në orët e para të së djelës, ku u kap një gomone me drogë e nisur nga Shqipëria. Sipas policisë italiane, droga me peshë 633, 85 kg kishte një vlerë tregu 6 milionë euro.

Dy trafikantët që ndodheshin në gomone u përpoqën t’u shmangeshin disa herë patrullave të policisë dhe lëndën narkotike e hodhën në det.

Operacioni për kapjen e kësaj gomoneje është kryer në bashkëpunim me grupin operativ të financës italiane me seli në Durrës dhe me policinë shqiptare.

Në deklaratën për shtyp të dhënë për këtë operacion, Guardia di Financa italiane informon gjithashtu se prej fillimit të vitit 2017 janë sekuestruar përmes detit rreth 24 tonë marijuanë e Policia Financiare e Puglias ka arrestuar 32 skafistë. Ndërkohë në të njëjtën periudhë të vitit 2016 janë sekuestruar rreth 22 tonë marijuanë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco