Njëri me 32 mijë euro, tjetri me makinë të vjedhur/ Arrestohen dy shqiptarë në Kakavijë

Njëri me 32 mijë euro, tjetri me makinë të vjedhur/ Arrestohen dy shqiptarë në Kakavijë

19:14, 20/08/2017
A+ Aa A-

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia greke në doganën e Kakavijës. Njëri nga shqiptarët është arrestuar, pasi ka tentuar të kalojë nga

Greqia për në Shqipëri 32.560 euro të fshehura në bagazhe për të cilat nuk kishte dokument justifikues. Dogana greke ka mbajtur 25% të shumes si taksë dhe pjesën tjetër e ka sekuestruar deri në justifikimin ligjor të saj.

Ndërkohë shtetasi tjetër shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është arrestuar pasi po kalonte nga Shqipëria për në Greqi me një automjet, i cili rezulton i vjedhur në Itali.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Landi20/08/2017 22:39

25% takse , hajde komedi hajde . Po Pagove taksat dmth qe je ne rregull. Perse duhet te sekuestrohen . Shikoni merrni edhe Bakshishet e kanarjereve, se ju duhet te paguani borxhet .

Shto koment

Denonco