Kapen 700 kg drogë në Vlorë. Detajet

Kapen 700 kg drogë në Vlorë. Detajet

19:14, 20/08/2017
A+ Aa A-

Policia e Vlorës në bashkëpunim me Policinë detar, kanë bërë të mundur sekuestrimin e 700 kg drogë kanabis sativa, si dhe të disa bidonëve me benzinë.

Droga është gjetur në Akërni pranë Novoselës në Vlorës. Sipas policisë droga ishte e shpërndarë në 28 pako dhe ishte bërë gati për trafikim.

Ndërkohë që janë shpallur në kërkim poseduesit e drogës.

Njoftimi i policisë:

Sekuestrohen rreth 700 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sattiva në Akërni.

Sekuestrohen dhe 48 bidona me nga 60 litra benzinë, gjithsej 2880 litra.

Gjithashtu në afërsi të lëndës narkotike është  gjetur edhe një automjet Furgon, bosh pa ngarkesë.

Në vijim të operacionit  ndërkombëtar  të nisur ditën e djeshme i cili u finalizua me sukses falë  bashkëpunimit  me DVKM Vlorë, Delta Forcën, DVP  Vlorë dhe Guardia di Financën, ku u  sekuestruan  rreth 650 kg  lëndë narkotike  në ujrat ndërkombëtare si dhe  u kapën dhe  u ndaluan  dy shtetas që po e transportonin, operacioni ka vijuar me krehjen e zonës ku dyshohet se është nisur gomonia që u sekuestrua me lëndë narkotike.

Si rezultat i krehjes së zonës nga Delta Forcë, Policia Kufitare Vlorë, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë dhe GdF  u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i sasisë tjetër të lëndës narkotike Cannabis Sattiva gati për tu trafikuar.

Lënda narkotike u gjet  pranë ''hidrovorit'' në Akërni, Novoselë, të fshehur në një zonë pyjore,  29 pako të mëdha  me peshë 20 deri në 25 kilogramë secila.

Gjithashtu janë gjetur dhe sekuestruar 48 bidona me benzinë me nga 60 litra secili,  si edhe një mjet tip furgon të markës ''Iveko'', bosh.

Nga hetimet paraprake dyshohet se dy personat e kapur në Itali  në operacionin e përbashkët,  në bashkëpunim me dy persona të tjerë ku për arsye hetimi nuk  jepen të dhëna për ta do të trafikonin në Itali edhe këtë sasi lënde narkotike të sekuestruar në Akërni.

Vijon operacioni dhe shkëmbimet intensive të informacioneve me Zyrën Interforcë të Policisë italiane dhe Guardia di Finanza.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco