Ja sa viktima kanë shkaktuar aksidentet në 7 muaj

Ja sa viktima kanë shkaktuar aksidentet në 7 muaj

16:20, 20/08/2017
A+ Aa A-

Numri i aksidenteve rrugore si 7-mujor ka rënë me 1.3%, raporton Instituti i Statistikave, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Por, në muajin e fundit, korrikun e 2017-s, aksidentet kanë një rritje me 7.6% krahasuar me korrikun e vitit që shkoi. Gjithsesi, numri i të aksidentuarve për këtë muaj është me rënie.

Me ulje 4% me bazë vjetore janë edhe shifrat e të aksidentuarve për shtatëmujorin e 2017-s, duke shënuar edhe 30 të vdekur më pak.

Në shtatëmujorin e këtij viti, aksidentet rrugore, që kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit, zënë mbi 80 të rasteve. Numri më i lartë i aksidenteve është kryer nga grupmosha 25-35 vjeç, duke zënë 28% të totalit.

Në fakt, kjo ka qenë edhe grupmosha që është prekur më shumë nga ashpërsimi i gjobave të Kodit Rrugor dhe nga aksionet e Policisë Rrugore kundër shkeljeve që lidhen me përdorimin e alkoolit dhe tejkalimin e shpejtësisë.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, numri i aksidenteve për këtë grupmoshë është ulur me 5.5%. /tch.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco