Kërcënoi me armë ish-gruan/ Ja çfarë vendosi gjykata për ish-deputetin e PS-së

Kërcënoi me armë ish-gruan/ Ja çfarë vendosi gjykata për ish-deputetin e PS-së

13:18, 20/08/2017
A+ Aa A-

Gjykata e shkallës së parë në Elbasan, ka vendosur arrest me burg për ish-deputetin e Partisë Socialiste, Hamit Kostën. Ky i fundit u denoncua nga ish bashkëjetuesja e tij E.T, pasi ish-deputeti e kishte kërcënuar me armë.

Ngjarja

Arrestimi i tij, u bë pasi  në Lagjen “5 Maji” me automjetin e tij tip “Hamer”  me targa PE2505A dyshohet të ketë kanosur me fjalë dhe me armë zjarri  ish- bashkëjetuesen, shtetasen  E.T., 38 vjeçe banuese në Elbasan.

Gjatë kontrollit të mjetit të 62-vjeçarit, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me gjashtë fishekë model 9mm të vendosur në krëhërin e saj.

Arma e zjarrit së bashku me automjetin janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco