Lajmi i fundit

Qëllohet me armë drejt makinës së një avokati në Memaliaj. Dyshimet e para

Ekzekutimi në Ksamil, zbardhen dëshmitë: Fillimisht dëgjuam krismat, pastaj një grua që qante Në foto: Vikima Vangjel Çiko

Ekzekutimi në Ksamil, zbardhen dëshmitë: Fillimisht dëgjuam krismat, pastaj një grua që qante

11:08, 20/08/2017
A+ Aa A-

‘Në fillim u dëgjuan disa krisma armësh, pastaj një grua nisi të qajë me të madhe’. Kështu ka treguar një dëshmitar pas vrasjes së Vangjel Çikos, 50 vjeç në orën 23:50 minuta të mbrëmjes së djeshme.

Çiko është ekzekutuar brenda makinës së tij në oborrin e banesës dhe pas krismave kanë qenë familjarët të parët që kanë dalë dhe kanë gjetur trupin e pajetë të tij.

Pas krimit në zonën përreth është krijuar rrëmujë, ndërsa me të mbërritur policia është qartësuar se kishte ndodhur një vrasje.

E gjithë zona në Ksamil u kontrolluar nga policia dhe postblloqe u ngritën edhe në Sarandë, por deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco