VIDEO/ Sekuestrohet drogë e madhe në një hotel në Himarë, një i arrestuar. Ja emri

VIDEO/ Sekuestrohet drogë e madhe në një hotel në Himarë, një i arrestuar. Ja emri

10:46, 20/08/2017
A+ Aa A-

Një sasi e madhe droge është sekuestruar në një hotel në Himarë, ku në pranga është vendosur edhe një person.

Një ditë më parë është finalizuar me sukses operacioni i koduar ‘Hotel Room’, në fshatin Piqeras, Himarë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një nga dhomat e një hoteli, në administrim të Dhimitër Qendros, në fshatin Piqeras, kanë gjetur një sasi lënde narkotike kanabis sativa me peshë 422 kilogram e 300 gram si edhe një armë zjarri automatik me dy krëhër.

Në pranga është vënë Dhimitër Qëndro, 54 vjeç, banues në Piqeras, Himarë.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale, sasinë e lëndës narkotike, armën e zjarrit dhe dy krëhërat me fishekë.

Dosja i ka kaluar Prokurorisë për akuzat e ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’ dhe ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit’. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco