FOTO/ Niset me 1 ton kanabis nga Shqipëria, kapet në Itali gomonia dhe dy skafistët shqiptarë

FOTO/ Niset me 1 ton kanabis nga Shqipëria, kapet në Itali gomonia dhe dy skafistët shqiptarë

10:10, 20/08/2017
A+ Aa A-

Një tjetër gomone është kapur nga policia italiane, pasi ishte duke transportuar një sasi prej më shumë se 1 ton kanabis sativa.

Policia shqiptare thotë se e ka dhënë ajo alarmin fillimisht nga Policia Kufitare e Vlorës drejt Guardia di Finanzas në Shqipëri dhe në orët e vona të natës së djeshme ka filluar në det një operacion antitrafik.

Pas disa orë ndjekjesh policia italiane ndaloi gomonen, që tentoi të trafikonte një sasi të konsiderueshme lënde narkotike në drejtim të Italisë. Në bordin e gomones janë kapur dhe arrestuar dy skafistë shqiptar me inicialet L.R. vjeç 34 dhe H.D. vjeç 23.

Gjatë ndjekjes dy trafikantët u përpoqën t'i shmangeshin disa herë patrulluesve dhe forcave policore që i ndiqnin duke kryer manovra të rrezikshme në det.

Në fund para se të ndaloheshin dy trafikantët hodhën lëndën narkotike në det, e cila po rekuperohet ku deri tani janë rikuperuar rreth 600 kilogramë kanabis sativa.

Ndalimi i gomones u bë në ujërat territoriale italiane.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco