VIDEO/ Kërkohej në të gjithë Europën, ja ku u kap vlonjati i dënuar në Itali. Emri

VIDEO/ Kërkohej në të gjithë Europën, ja ku u kap vlonjati i dënuar në Itali. Emri

09:36, 20/08/2017
A+ Aa A-

Një i ri i cili i ishte në kërkim ndërkombëtar nga Itali pasi është i dënuar me 10 vjet burg është vënë në pranga në Tiranë. Në pranga është vënë Athanas Xhuveli.

Policia bën të ditur se gjatë kontrollit në banesë i gjenden, një armë zjarri pistoletë, lëndë narkotike e llojit kanabis sativa, një maskë, doreza dhe peshore elektronike,

Gjatë operacionit "Weekend", është bërë arrestimi në flagrancë i  Athanas Xhuveli, 23 vjeç, banues në Tiranë, lindur në Vlorë.

Ky person dyshohej se kishte armë zjarri dhe lëndë narkotike, si dhe gjithashtu ishte i shpallur në kërkim nga Gjykata e Aquila/Itali e cila në vitin 2013 e ka dënuar me 10 vjet burg për kryerjen e veprës penale "Grabitje dhe dëmtim".

Pas disa ditësh ndjekje është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i të riut në rrugën "5 Maj", në drejtim të një motori të markës "Kymco", ku pas verifikimeve ka rezultuar pa leje drejtimi.

Gjatë kontrollit të banesës së marrë me qira prej tij, në afërsi të zonës së tregut "5 Maj", i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

Një armë zjarri tip pistoletë e markës "Beretta", kalibri 9 mm,

273.8 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit kanabis sativa,

Një maskë e zezë,

Dy palë doreza të zeza,

Një peshore elektronike,

Një motor i markës "Kymco"

Materialet procedurale do t'i kalojnë Prokurorisë së Tiranës për akuzat "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit", "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco