Ndalohet njëri prej grabitësve të turistëve austriakë. Ja emri

Ndalohet njëri prej grabitësve të turistëve austriakë. Ja emri

09:19, 20/08/2017
A+ Aa A-

Dy ditë pas grabitjes së turistëve austriakë, policia ka arrestuar njërin nga autorët, ndërsa tjetri është ende në kërkim.

Zamir Pjetra 33 vjeç, banues në Fierzë është arrestuar, pasi akuzohet se së bashku me një tjetër person u kanë grabitur dy turistëve austriakë, E. V. 54 vjeçe dhe K. S. 61 vjeç.

Shqiptarët i grabitën në datë 18 Gusht, rreth orës 23:30 në fshatin Fierzë duke u marrë një sasi parash prej 300 eurosh dhe një telefon.

Pas arrestimit, Zamir Pjetra po merret në pyetje për të zbuluar bashkëpunëtorin në grabitje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për vepren penale “Vjedhja me dhunë e kryer në bashkëpunim’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco