FOTO/ Tjetër ngjarje e rëndë në Vlorë. I vendoset eksploziv një makine, ka dëme

FOTO/ Tjetër ngjarje e rëndë në Vlorë. I vendoset eksploziv një makine, ka dëme

08:59, 20/08/2017
A+ Aa A-

Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Vlorë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen ‘Isa Boletini’ të qytetit bregdetar.

Sipas policisë rreth orës 03:40, Salla Operative Vlorë njoftohet nga një telefonatë se në lagjen ''Isa Boletini'', një automjet ka shpërthyer si rezultat i vendosjes së një sasie lënde eksplozive.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar mjetin tip ''Ford Focus'' me targa ''AA 818 KF'', i cili ka qënë i parkuar dhe rezulton të jetë në pronësi të Platon Sinanaj, 35 vjeç, banues në Vlorë.

Si pasojë e shpërthimit të mjeti nuk ka pasur dëme në njerëz, vetëm mjeti ka pësuar dëmtime në pjesën e përparme.

Grupi hetimor po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si edhe për identifikimin e kapjen e autorit/ve të kësaj ngjarje.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco