Ishte pjesë e bandës së grabitësve në Itali, shqiptari tenton të arratiset, por ...

Ishte pjesë e bandës së grabitësve në Itali, shqiptari tenton të arratiset, por ...

18:22, 19/08/2017
A+ Aa A-

Një 24-vjeçar shqiptar është arrestuar në kohë nga policia italiane teksa donte të hipte në traget për t’u kthyer në Shqipëri.

Sipas “Bari Today”, shqiptari ishte pjesëtar i bandës së grabitësve të shkatërruar rreth një javë më parë. 24-vjeçari Bledar Muçaj nuk kishte një banesë fikse në Itali, dhe u prangos nga autoritetet italiane gjatë përpjekjes për t’u kthyer në Shqipëri.

Emri i të riut shqiptar ishte në listën me 9 emra të personave të shpallur në kërkim pas shkatërrimit të bandës që ekzekutonte plaçkitje dhe grabitje në Bari e në qytete të tjera.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco