Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para bashkisë së Tiranës

Dy grabitje ndodhin në Rinasi, identifikohet njëri prej autorëve, është ...

Dy grabitje ndodhin në Rinasi, identifikohet njëri prej autorëve, është ...

16:34, 19/08/2017
A+ Aa A-

Dy qytetarë shqiptarë të cilët, janë grabitur në aeroportin e Rinasit. Në rastin e parë është grabitur shtetasi S.Z, 41 vjeç, banues në Fier, të cilit i është vjedhur telefoni në zonën e kontrollit fizik. Pas denoncimit janë hapur kamerat dhe është identifikuar autori, i cili është P.D 50 vjeç banues në Shkodër.

Ndërkohë që në rastin e dytë shtetasi A.A 43 vjeç ka denoncuar se në një lokal brenda aeroportit të Rinasit i është janë vjedhur disa sende personale. Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 18.08.2017, shtetasi S.Z, vjeç 41, banues në Fier kallëzon se rreth orës 10:00, në Aeroportin e Rinasit, në zonën e kontrollit fizik, i kanë vjedhur celularin. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë është identifikuar si autor i dyshuar, shtetasi P.D, vjeç 50, banues në Shkodër, udhëtar në një nga linjat ajrore Tiranë–Romë. Punohet për kapjen e tij. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Më datë 18.08.2017, shtetasi A.A, vjeç 43, banues në Tiranë, kallëzon se rreth orës 10:00, në Aeroportin e Rinasit, në një lokal, i kanë vjedhur çantën me disa sende personale dhe një shumë lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134/1 i Kodit Penal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco