‘Alo të kemi vënë tritol në makinë’, por më pas mëson se ...

‘Alo të kemi vënë tritol në makinë’, por më pas mëson se ...

16:21, 19/08/2017
A+ Aa A-

Një telefonatë e dyshimtë ka vënë në alarm familjen e 40 vjeçarit P.G banues në grykë Lumi. 40 vjeçari është telefonuar dhe i kanë thënë se poshtë makinës së i kanë vënë tritol.

Menjëherë 40 vjeçari ka lajmëruar uniformat blu, por pas kontrollit ka rezultuar se alarmi ishte I rremë.

Ndërkohë që policia po vijon punën për identifikimin dhe më aps arrestimin e telefonuesit

Njoftimi i policisë:

Më datë 18.08.2017,  shtetasi P.G. vjeç 40, banues në fshatin Grykë Lumi, kallëzon se ka marrë një telefonatë nga një  numër privat që  i ka thënë se në mjetin e tij është vënë tritol. Pas kontrollit të mjetit nuk u konstatua asgjë. Ishte njoftim i rremë. Filloi procedimi penal dhe punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 275 i Kodit Penal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco