Zbardhen detaje të reja, si e masakroi dje burri gruan në Lushnje. Ja shkaqet e krimit

Zbardhen detaje të reja, si e masakroi dje burri gruan në Lushnje. Ja shkaqet e krimit

10:34, 19/08/2017
A+ Aa A-

Zbardhen arsyet e krimit të rëndë që tronditi dje qytetin e Lushnjes, ku një burrë qëlloi me sqepara në kokë bashkëshorten e tij të dytë.

Shkak për masakrimin deri në vdekje të 51-vjeçares Natasha Kazanxhi është bërë xhelozia dhe konfliktet e vazhdueshme.

Ngjarja ndodhi një ditë më parë në fshatin Plug të Lushnjes, ku 55-vjeçari Tajar Kazanxhi goditi me sqepar bashkëshorten e tij, Natasha Kazanxhi 51 vjeç, në banesën e vajzës së saj, ku kishte shkuar pas konflikteve të vazhdueshme që kishin sëbashku.

Ajo ishte bashkëshortja e dytë e 55-vjeçarit dhe kishin rreth një vit që ishin martuar.

Ata jetonin në shtëpinë e 55-vjeçarit në fshatin Plug ndërsa 51-vjeçarja kishte dhe dy fëmijë nga martesat e mëparshme të cilët jetojnë jashtë shtetit.

Por duket se marrëdhënia e tyre nuk ka qenë shumë e qetë. Ata kishin pasur zënka të shumta që kishin arritur deri në faktin që gruaja të kërkonte largimin e burrit nga shtëpia. Këto sherre ishin shpeshtuar, duke sjellë edhe krimin e djeshëm.

Njoftimi i policisë për krimin:

Në datën 18.08.2017, rreth orës 18:15, në fshatin Plug, shtetasi Tajar K., 55 vjeç, në banesë ka goditur me sende të forta bashkëshorten e tij, shtetasen N. K., 51 vjeçe, e cila pasi u shtrua në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin Lushnje, me pas humbi jetën.

Policia ka shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje, autorin e dyshuar, shtetasin Tajar K.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco