Inspektori i Cakranit bën një sy qorr, e pëson bashkë me fshatarin që ndërtonte pa leje Policë të Drejtorisë së Qarkut Fier

Inspektori i Cakranit bën një sy qorr, e pëson bashkë me fshatarin që ndërtonte pa leje

09:11, 19/08/2017
A+ Aa A-

Një banor i fshatit Cakran të Fierit është arrestuar për një ndërtim pa leje që kryente në shtëpinë e tij, por prej tij e ka pësuar edhe inspektori i zonës, i cili u pezullua nga detyra sepse bëri një sy qorr, para shkeljen së ligjit.

Policia e Fierit njoftoi se specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë shtetasin A.R., 46 vjeç, banues në fshatin Cakran, Fier. Arrestimi u bë pas një kallëzimi. Pas marrjes se kallëzimit, grupi hetimor ka shkuar në fshatin Cakran dhe ka konstatuar ndërtimin e paligjshëm.

Por, pas hetimeve të kryera, me urdhër të Drejtorit të Policisë Vendore Fier, u pezullua nga detyra edhe specialisti i Policisë së zonës, A.Ç. Gjithashtu Drejtoria e Standarteve Profesionale ka nisur ndaj tij, hetimin disiplinor, me motivacionin "Për neglizhencë në kryerjen e detyrës".

Nga ana tjetër, në bashkëpunim me INUV, po punohet për prishjen e objektit të ndërtuar në mënyrë të paligjshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco