Burri masakron gruan me sende të forta

Burri masakron gruan me sende të forta

19:30, 18/08/2017
A+ Aa A-

Policia ka vënë në pranga një 55 vjeçar nga Lushnja, pasi ky i fundit ka dhunar gruan e tij me sende të fora.

Sipas policisë, Tajar K. ka goditur me sende të forta bashkëshorten e tij.

51-vjeçarja N.K. është shtruar menjëherë në spital dhe në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Në datën 18.08.2017, rreth orës 18:15, në fshatin Plug, shtetasi Tajar K., 55 vjeç, në banesë ka goditur me sende të forta bashkëshorten e tij, shtetasen N.K, 51 vjeçe,  e cila ndodhet në gjendje të rëndë shendetësore në Spitalin Lushnje.

Policia ka shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje, autorin e dyshuar, shtetasin Tajar K.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco