FOTO/ Zbardhet vjedhja e 17 korrikut në Lezhë, hajdutët hynë e morën 25 aparate fotografike

FOTO/ Zbardhet vjedhja e 17 korrikut në Lezhë, hajdutët hynë e morën 25 aparate fotografike

13:24, 18/08/2017
A+ Aa A-

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur me datë 17 korrik 2017 ku janë vjedhur 25 aparate fotografikë profesionalë me vlerë rreth 1.500.000 lekë të reja në dyqanin e qytetarit me inicialet A. D.

Identifikohen dhe ndalohen autorët e dyshuar ndërsa gjenden dhe sekuestrohen disa nga aparatë e vjedhur

Një ditë më parë nga seksioni për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, falë një pune të mirëfilltë hetimore e intensive, u finalizua me sukses operacioni i koduar "Hijet ".

Si rezultat i tij, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi ligjor i ngjarjes së ndodhur me datë 17 korrik 2017, ku në dyqanin e qytetarit A. D., në Lezhë , me anë të thyerjes së dyqanit, janë vjedhur 25 aparatë fotografikë profesionale me vlerë rreth 1.500.000 lekë të reja.

Në vijim të veprimeve hetimore, u identifikuan dhe u ndaluan shtetasit:

- Igli Maklaj, 27 vjeç, banues në Lezhë

- Aldo Smakaj, 29 vjeç, banues në Lezhë

    Këta persona dyshohet se në bashkëpunim me njëri - tjetrin, janë autor të vjedhjes së 25 aparateve fotografikë profesionalë .

    Vepra penale në ngarkim të tyre "vjedhje e kryer në bashkëpunim".

    Gjithashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi T. F., 27 vjeç , banues në Tiranë, për veprën penale "Përvetësimi i parave ose i mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtari kriminale”.

    Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e autorësive nëse këta shtetas janë të përfshirë në vepra të tjera kriminale , kryesisht në fushën e vjedhjes.

    U gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale disa nga aparatet e vjedhur .

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco