Nis pelegrinazhi në Malin e Tomorrit, ja masat që janë marrë nga policia

Nis pelegrinazhi në Malin e Tomorrit, ja masat që janë marrë nga policia

09:59, 18/08/2017
A+ Aa A-

Nis ditën e sotme dhe për 1 javë rresht do të bëhet pelegrinazhi në malin e Tomorrit në Berat. Për të shmangur pikërisht problemet në lidhje me këtë organizim të madh dhe për të siguruar që gjithçka të shkojë mirë, policia ka vendosur që të marrë masa.

Policia e Beratit në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Berat, Kuçovë dhe Skrapar, në bazë të një plani të detajuar masash, janë angazhuar plotësisht me qëllim, sigurimin e rendit dhe sigurisë publike, parandalimin e krimit dhe rritjen e sigurisë rrugore, lëvizjen e qarkullimit normal të mjeteve e këmbësorëve në rrugë dhe në zonat turistike, gjatë zhvillimit të pelegrinazhit në “Malin e Tomorrit”.

Gjithashtu në kuadër të masave të marra për zhvillimin e pelegrinazhit, do të bashkëpunohet edhe me Organet e Pushtetit Vendor, P.M.N.Z.SH, Spitalin Rajonal Berat si dhe me Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjëve.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat, në përbërje të së cilës janë; Komisariatet e Policisë Berat, Kuçovë, dhe Skrapar ofron një shërbim policor, në partneritet me komunitetin dhe në përputhje me të drejtat kushtetuese, për krijimin e një mjedisi sa më të sigurtë për të gjithë shtetasit vendas e të huaj që do të marrin pjesë në këtë pelegrinazh.

Shërbimet e policisë më të përqendruara do të jenë përgjatë akseve rrugore:

Berat-Poliçan-Pronovik-Novaj–Teqe,

Poliçan-Çorovodë,

Çorovodë-Gjerbës-Teqe e Kulmakut, pika të tjera që do të vendosen si dhe në territorin ku zhvillohet aktiviteti i pelegrinazhit.

Do të rritet prezenca e shërbimeve të Policisë Rrugore në akset kryesore, për përballimin e fluksit të automjeteve, orientimin dhe marrjen e masave ndaj përdoruesve të rrugës që qarkullojnë në gjendje të dehur apo shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve automobilistike gjatë periudhës së pelegrinazhit për në “Malin e Tomorit”.

Janë marrë të gjitha masat për bllokimin e mjeteve të tonazhit të lartë që transportojnë pllaka guri nga mali në qytet, me qëllim lënien e lirë të rrugës për lëvizjen e lirë të automjeteve.

Janë marrë të gjitha masat për përcaktimin e vendqëndrimeve të automjeteve të Personaliteteve të Larta Shtetërore, pelegrinëve dhe Policisë së Shtetit, me qëllim disiplinimin e lëvizjes së automjeteve.

Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve të transportit publik si (autobusë dhe mikrobusë) të ndalojnë qarkullimin nga nga aksi nacional për në Teqen e Kulmakut.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat kërkon bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve për zbatim rigoroz të rregullave të qarkullimit rrugor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco