Një çift turistësh arrestohet në Qafë Thanë, u zbulohen 9 tableta ekstazi Ekstazia e kapur

Një çift turistësh arrestohet në Qafë Thanë, u zbulohen 9 tableta ekstazi

09:16, 18/08/2017
A+ Aa A-

Një turk dhe një ukrainase janë arrestuar nga Policia e Shtetit në doganën e Qafë Thanës për 9 tableta ekstazi.

S.E., 39 vjeç, banues ne Stamboll dhe O.T., 23 vjeçe, banuese në Odessa Bolgrad-Ukrainë u paraqitën në dalje të Republikës së Shqipërisë, me mjetin tip “Opel Astra”.

Gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë, kanë ushtruar në vijën e dytë, ndaj mjetit me të cilin këta shtetas udhëtonin, iu gjetën e sekuestruan me cilësinë e provës materiale:

9 tableta të dyshuara si lëndë narkotike Ekstazi.

Veprimet proceduriale, u kryhen nga specialistët e Seksionit për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco