Aksident në Mat, përplasen dy makina, 4 persona mbesin të plagosur

Aksident në Mat, përplasen dy makina, 4 persona mbesin të plagosur

22:53, 17/08/2017
A+ Aa A-

Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të urës së Matit rreth orës 16:00. Sipas policisë dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin në aksin rrugorë Burrel-Klos, një mjet tip Benz me drejtues shtetasin B. G., dhe mjeti tip "Audi", me drejtues shtetasin D. M.

Për pasojë janë dëmtuar lehtë dhe po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Burrelit dy drejtuesit e mjeteve dhe dy shtetas të tjerë pasagjer që udhëtonin ne këto mjete shtetasi O. B., udhëtonte në mjetin tip Audi,  dhe shtetasi Sh. S., udhëtonte në mjetin tip Benz.

Shkaku paraprak i aksidentit dyshohet të jetë parakalim i gabuar i njërit prej automjeteve.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rreth orës 16-00, jemi njoftuar se në afësi të Urës së Matit, ka ndodhur një aksident rrugor.

Menjëherë shkuan shërbimet e policisë dhe grupi hetimor në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar se në afërsi të urës së Matit, aksi rrugor Burrel –Klos, janë përfshirë në aksident dy automjete, mjeti tip "Benz", me drejtues shtetasin B.G,  dhe mjeti tip "Audi", me drejtues shtetasin D.M.

Për pasojë janë dëmtuar lehtë dhe po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Burrelit dy drejtuesit e mjeteve dhe dy shtetas të tjerë pasagjer që udhëtonin ne këto mjete shtetasi O.B, udhëtonte në mjetin tip Audi,  dhe shtetasi Sh.S. udhëtonte në mjetin tip benz.

Shkaku paraprak i aksidentit dyshohet të jetë parakalim i gabuar i njërit prej automjeteve.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco