Lajmi i fundit

DASH: Ndalimet arbitrare të qytetarëve dhe policëve të Kosovës, veprime përshkallëzuese

Helmohen 50 dasmorë në Shijak, diarre dhe temperaturë, bllokojnë banjat dhe spitalin Një nga të shtruarit

Helmohen 50 dasmorë në Shijak, diarre dhe temperaturë, bllokojnë banjat dhe spitalin

11:27, 17/08/2017
A+ Aa A-

Mbi 50 dasmorë në Shijak janë helmuar nga ushqimi që hëngrën në lokal dhe kanë përfunduar në spitalin e Durrësit; më saktë, kanë bllokuar banjat e spitalit për shkak të diarresë.

Shefat e pavionit infektiv nga ky spitalit njoftuan se ata u paraqitën në spital me temperaturë të lartë dhe diarre dhe tani ndaj tyre ka nisur kurimi.

Nga ana tjetër  Policia e Durrësit bën të ditur se ka nisur procedimin penal ndaj shtetasit Dh.K. 57 vjeç, pronar i lokalit ku u helmuan dasmorët.

Sipas të njëjtave burime, disa nga dasmorët që ishin më rëndë, të moshave 55, 32, 42, 49,  57, 43 vjeç, banues në Durrës, ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco