Trondit gjyqin shqiptari: Ja pse e dërgova bombën si dhuratë me një shishe vere!

Trondit gjyqin shqiptari: Ja pse e dërgova bombën si dhuratë me një shishe vere!

08:41, 17/08/2017
A+ Aa A-

Bomba të cilën e kishte “maskuar” në pakon që do ta dërgonte si dhuratë me një shishe vere brenda, ka qenë vetëm si një vërejtje ose paralajmërim për botuesin e gazetës Bota Sot. Kështu ka thënë J. Ll. në procesin gjyqësor që ka filluar dje në Gjykatën Penale Federale në Bellinzona, shkruan tagesanzeiger.ch., transmeton albinfo.ch.

I akuzuari ka deklaruar se paketën e ka lidhur vetë dhe me këtë nuk ka dashur të lëndojë askënd, pasi gjykuar se ajo nuk funksionon, nuk shpërthen. Por, në praktikë, hetuesit e kanë konstatuar të kundërtën, që ajo do të shpërthente sikur marrësi ta hapte atë.

Ndërkaq si “arsye” për këtë veprim të tij, i akuzuari ka përmendur tronditjen e fortë emocionale për viktimat civile të masakrave në luftën e Kosovës. Si reaksion të shpejtë nga kjo gjendje ai ka konstruktuar bombën në fjalë.

Vetëm rastësia ua ka shpëtuar jetën anëtarëve të familjes Mazrekaj (botues të gazetës) të cilët ndodheshin në shtëpi, në momentin kur po hapej paketa e ardhur me etiketën e një shisheje vere si dhuratë. Kjo për faktin se botuesi Xhevdet Mazrekaj, paketën e ka hapur rastësisht në atë mënyrë që nuk ka shkaktuar eksplodimin.

Po ashtu ka qenë rastësia ajo që ka bërë të mundur kapjen e të dyshuarit për postimin e bombës, një shqiptari nga Maqedonia, me shtetësi të dyfishtë maqedonase-zvicerane (J.Ll.), transmeton albinfo.ch mediat zvicerane. Ai ka qenë i angazhuar në luftën e UÇK-së në Maqedoni.

Pas një rrahjeje në një diskotekë të Zyrihut, në vitin 2016, ku ishte përfshirë dhe ai, të akuzuarit i ishte marrë prova e ADN-së. Me krahasimin e saj është gjetur se ajo ishte identike me ADN-më e personit që kishte dërguar bombën në vitin 2002. Prej atëherë J. Ll. qëndron në paraburgim në Zvicër.

Dje ka filluar gjykimi i tij në Gjykatën Federale Penale në Bellinzona.

Për arsye se hapja e paketës ka rrezikuar jetën e një numri personash, akuza e Prokurorisë Federale është për tentim vrasjeje të shumëfishtë. Ndërsa mbrojtja do të provojë që kualifikimi i veprës si tentimvrasje e shumëfishtë të zbutet në tentativë vrasje me paramendim. Në rastin e parë, ndjekja penale është e mundur edhe pas 30 vitesh nga kryerja ndërsa në të dytin, vetëm pas 15 vitesh. trondit sProcesi do të vazhdojë edhe nesër ndërsa pritet të përfundojë më 20 shtator.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco