Lajmi i fundit

LIVE/ Afera 5D/ Policia nis arrestimet e protestuesve, ndërkombëtarët amnistojnë Veliajn - Flet Petrit Vasili

Zbulohet kasaforta e vjedhur, arrestohen grabitësit me orat Rolex dhe bizhutë e floririt, zhduket një grua

Zbulohet kasaforta e vjedhur, arrestohen grabitësit me orat Rolex dhe bizhutë e floririt, zhduket një grua

08:16, 17/08/2017
A+ Aa A-

Me një operacion të shpejtë, të koduar 'Rolexi", sektori i Krimeve të Rënda dhe Komisariatin Nr.4 Tiranë kanë arritur të zbulojnë autorët e një grabitjeje me vlera të mëdha. Bëhet fjalë për një kasafortë me ora luksoze dhe bizhuteri të shtrenjta, përveç vlerave monetare, rrëmbyer në një godinë në rrugën e Dibrës më 15 gusht 2017.

Të arrestuarit janë: Eduart Ngota, 32 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë dhe Zenel Dama, 27 vjeç banues në Tiranë. Krahas tyre është shpallur në kërkim bashkëpunëtorja R.B. 36 vjeçe

Arrestimi ndodhi pasi është arritur të dokumentohet me prova ligjore, autorësia e ngjarjes së ndodhur më datë 15.08.2017 , ku këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin kanë vjedhur një kasafortë, në një ndërtesë në rrugën e "Dibrës".

Janë sekuestruar sendet që ndodheshin në kasafortën e vjedhur:

9 500 (nëntë mijë e pesqind) euro

Një orë Roleks Day-Data me ngjyrë gri metalizato

Një orë Roleks Day-Data me ngjyrë floriri 

Një orë Jaeger Lecoultre, me ngjyrë floriri

Tre byzylyk floriri. - Një varëse floriri

Një automjet i tipit "Fiat Punto", i cili ka shërbyer për transportimin e kasafortës dhe largimin e autorëve nga vendi i ngjarjes.

Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasja R.B., 36 vjeçe, banuese në Tiranë. Materialet do t'i referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur, për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 134/3 dhe 25 të Kodit Penal.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco