Shqiptari tenton të shtypë me makinë një tregtar nga Siria, ja çfarë thotë policia për ngjarjen

Shqiptari tenton të shtypë me makinë një tregtar nga Siria, ja çfarë thotë policia për ngjarjen

22:45, 16/08/2017
A+ Aa A-

Një 29-vjeçar shqiptar është përfshirë në një incident në Itali, ku ka tentuar që të shtypë me makinë një tregtar sirian. Ngjarja në fjalë ndodhi të hënën rreth orës 17:30 në Frosione.

‘Radiocassinostereo’ shkruan se shqiptari teksa drejtonte mjetin e tij ka përplasur si fillim 42-vjeçarin gjatë kohës që ky i fundit po hidhte disa çanta në makinën e tij. Nga hetimi i policisë, pas survejimit të

kamerave u vu re se veprimi i shqiptarit ka qenë i qëllimshëm, pasi ai bëri sërish indietro makinën për ta goditur sirianin.

Ishte pikërisht tregtari ai që shmangu tragjedinë pasi u hedh në anën tjetër, duke marrë disa lëndime në trup, por pa pasoja për jetën.

Ndërkohë, shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, një emër tashmë i njohur për policinë, do të duhet të mbajë përgjegjësi për veprën penale të lëndimit të sirianit, të cilat gjykohet se mund të shërohen brenda 30 ditëve. Tashmë shqiptari është denoncuar dhe po hetohet lidhur me zbardhjen e plotë të shkaqeve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco