Nuk i ndaloi policisë, shqiptarit i gjendet drogë në makinë

Nuk i ndaloi policisë, shqiptarit i gjendet drogë në makinë

19:05, 16/08/2017
A+ Aa A-

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke, pasi i janë sekuestruar 25 kg marijuanë. Mësohet se mjeti me drogë u pikas nga policia greke mbrëmë në darkë në km 3 të aksit Trikalla-Larisa.

Pavarësisht thirrjes për të ndaluar 27-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, nuk iu bind policisë, duke shtuar shpejtësinë. Ndonëse ai tentoi që t’i shpëtonte oficerëve, arriti të kapej pak minuta më vonë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet u gjetën 2 çanta që përmbanin 50 pako me 25 kg 23 gram marijuanë, 12 tableta narkotike, 175 euro si dhe 4 celularë. Po ashtu bëhet e ditur se droga ishte marrë në kufirin e gjelbër nga shqiptari.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco