Kryente marrëdhënie seksuale me dhunë me të fejuarën, policia e shpall në kërkim

Kryente marrëdhënie seksuale me dhunë me të fejuarën, policia e shpall në kërkim

18:39, 16/08/2017
A+ Aa A-

Policia e kryeqytetit ka nisur hetimet dhe kërkimet për një 30 vjeçar i cili është denoncuar në polici nga ana e të fejuarës së tij, 20 vjeçare.

Sipas vajzës së re i fejuari i saj e detyronte prej disa muajsh të kryente marrëdhënie seksuale, duke përdorur dhunën.

Policia është në kërkim të shtetasit me inicialet J.H.

Njoftimi i policisë

Më datë 15.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit J.H, vjeç 30, banues në Tiranë, pasi dyshohet se për një periudhë disa mujore, ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, ndaj të fejuarës R.L, vjeç 20, banuese në Tiranë. Neni 102 i Kodit Penal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco