Vetëhelmohet me fotoksinë, ndërron jetë 57-vjeçarja

Vetëhelmohet me fotoksinë, ndërron jetë 57-vjeçarja

17:59, 16/08/2017
A+ Aa A-

SKRAPAR- Një ngjarje e rëndë ka tronditur Çorovodën ku një 57-vjecare i ka dhënë fund jetës, pasi është vetëhelmuar me fostoksinë në lagjen “5 Shtatori”.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se ngjarja ndodhi dje, ndërsa gruaja, e cila thuhet se vuante nga çrregullime të shëndetit mendor ka ndërruar teksa transportohej për në spitalin e Beratit.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 15.08.2017, në lagjen “5 Shtatori”, Çorovodë, në banesë, është vetëhelmuar me fostoksinë shtetasja B.D, vjeç 57, me çrregullime mendore, e cila vdiq gjatë transportimit për në spital Berat. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprim.
 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco