Shefi i Pikës Kufitare Triport goditet rëndë me leva, i zënë pusi afër shtëpisë në mesnatë

Shefi i Pikës Kufitare Triport goditet rëndë me leva, i zënë pusi afër shtëpisë në mesnatë

08:59, 16/08/2017
A+ Aa A-

Shefi i stacionit të Pikës Kufitare Triport në Vlorë është goditur me leva nga tre persona të panjohur në mesnatë pranë shtëpisë së tij.

S.C. 49 vjeç, ka njoftuar vetë Sallën Operative për ndihmë. Ai është transportuar në spital për mjekim dhe rezulton jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë së Vlorës, S.C. nuk ishte në shërbim në momentin e ngjarjes. Tre personat që e kanë dhunuar me sende të forta nuk janë identifikuar ende nga policia. 

NJOFTIMI I PLOTE I POLICISE VLORE:

“Më datë 16.08.2017 rreth orës 01:25, Salla Operative Vlorë, njoftohet nga një telefonatë se pranë banesës së tij në lagjen ”1 Maj ” , një shtetas ka kërkuar ndihmë pasi e kanë goditur me sende të forta. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, dhe nga verifikimi paraprak ka rezultuar të jetë shtetasi S.C., 49 vjeç, banues në Vlorë, i cili është punonjës Policie, me funksion, Shef i Stacionit të Pikës Kufitare Triport”­ njofton policia.

Policia thekson se në momentin e ndodhjes së ngjarjes, ky punonjës policie nuk ka qënë me shërbim. I dëmtuari është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë, dhe aktualisht është jashtë rrëzikut për jetën. Nga hetimi paraprak i policisë ka rezultuar se ndaj shtetasit S.C., është ushtruar dhunë fizike si edhe e kanë goditur me sende të forta, tre shtetas, ende të paidentifikuar nga policia. Grupi hetimor po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si edhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco