Vazhdon pengmarrja në Velipojë, viktima ende i mbyllur në bagazhin e makinës Foto ilustrim

Vazhdon pengmarrja në Velipojë, viktima ende i mbyllur në bagazhin e makinës

10:10, 15/08/2017
A+ Aa A-

Një person është marrë peng në Velipojë, për shkak të një borxhi të pashlyer. Autoritetet e zbuluan ngjarjen pasi automjeti ku ndodhej personi i marrë peng, nuk iu bind postbllokut të policisë, në aksin Shkodër-Velipojë në zonën e Plazhit.

Kjo është bërë shkak që policia të nisë hetimet nga ku rezultoi se bëhej fjalë për një pengmarrje, për një shumë parash prej 4 mijë eurosh.

Mësohet se autoritetet kanë mundur të identikojnë si pengmarrësit, i cili është nga Velipoja, ashtu sikurse dhe viktimën e kësaj ngjarjeje, një qytetar nga Shkodra.

Identiteti i tyre momentalisht nuk bëhet i ditur. Sipas hetimeve të deritanishme, rezulton se mes këtyre dy personave ka pasur një marrëveshje për kthimin e borxhit mbrëmjen e së hënës. Palët janë takuar, por situata shumë shpejt është përshkallëzuar pasi viktima nuk i ka kthyer borxhin. Në këtë moment, personi që dyshohet si autor i kësaj pengmarrjeje ka nxjerrë armën dhe nën kërcënimin e saj e ka detyruar viktimën të futet në bagazhin e makinës.

Policia e Shkodrës është vënë në ndjekje të mjetit dhe po punon për lokalizimin dhe më pas lirimin e personit të marrë peng. Burime për tvklan.al thonë se identikimi i autorit të kësaj ngjarjeje u bë përmes targave të mjetit. Policia mësohet se ka tentuar përmes familjarëve të autorit që të kontaktojë me të, për të negociuar lirimin e pengut, por deri më tani tentativat kanë qenë pa sukses.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco