Adoleshentja largohet nga shtëpia, xhaxhai e denoncon në polici

Adoleshentja largohet nga shtëpia, xhaxhai e denoncon në polici

19:17, 12/08/2017
A+ Aa A-

Një adoleshente në Pogradec largohet nga shtëpia. Ngjarja mësohet se është denoncuar gjatë ditës së sotme në Policinë e Pogradecit nga xhaxhai i vajzës.

Denoncimi është bërë nga J.Sh., 48 vjeç, banues në fshatin Stropckë i cili ka deklaruar se vajza e vëllait të tij, J.Sh., është larguar nga banesa e saj.

Nga ana e Policisë, po punohet për gjetjen e saj.

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco