FOTO/ Zjarri i afrohet fshatit Bllatë të Dibrës, rrezikohen shtëpitë

FOTO/ Zjarri i afrohet fshatit Bllatë të Dibrës, rrezikohen shtëpitë

13:27, 12/08/2017
A+ Aa A-

Zjarri i është afruar fshatit Bllatë të Dibrës në mesditë dhe po kërcënon shtëpitë, njerëzit dhe gjënë e gjallë.

35 forca të ushtrisë me dy mjete kanë shkuar në ndihmë të zjarrfikësve dhe banorëve.

Forcat e Armatosura janë angazhuar për shuarjen e zjarreve edhe në Finiq, Dropull dhe Maqellarë, ku situata paraqitet më e rëndë ditën e sotme. Gjatë 24 orëve të fundit, 100 efektivë të Komandës Mbështetëse dhe të Forcës Tokësore) si dhe 6 mjete  transporti janë shpërndarë në fshatin Dhrovjan të Finiqit dhe në fshatrat Frashtan dhe Lugar të bashkisë së Dropullit.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco