Deputeti i PDIU aksidenton për vdekje një këmbësor në autostradë, dorëzohet vetë menjëherë në Polici

Deputeti i PDIU aksidenton për vdekje një këmbësor në autostradë, dorëzohet vetë menjëherë në Polici

09:57, 12/08/2017
A+ Aa A-

Deputeti i PDIU-së, Aqif Rakipi, ka aksidentuar për vdekje me makinën e tij në autostradën Tiranë - Durrës, një këmbësor.  Viktima me iniciale S.S. është rreth 53 vjeç. Por, pas aksidentit, deputeti Rakipi është paraqitur vetë në Komisariatin nr.2 ku ka deklaruar se ka përplasur një person dhe kishte ardhur të dorëzohej.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Rreth orës 04:41, jemi njoftuar se në rrugën Interurbane kryesore Vorë-Tiranë, në afërsi të mbikalimit të kthesës së Kamzës, konkretisht përballë me Tregun ushqimor ka ndodhur një aksident automobilistik.

Menjëherë është nisur patrulla e policisë për të verifikuar informacionin, e cila pak minuta më vonë ka konstatuar një person në rrugë pa shenja jete, dhe në këto momente, afërsisht në orën 04:51 minuta, Komisariati i Policise nr.2 ka njoftuar që në këtë Komisariat është paraqitur shtetasi A. R., me automjetin e tij, tip Mercedes (i dëmtuar në pjesën e përparme të tij) i cili deklaroi se ka përplasur një person në autostradë dhe po dorëzohej në Komisariat.

Ndërkohë është formuar grupi hetimor dhe është kërkuar ndërhyrja e Prokurorit të gatshëm, por nuk u mundësua lidhja nëpërmjet celularit, të cilin e kishte të fikur.

Në keto kushte u kryen veprimet e para hetimore në vendin e ngjarjes dhe gjatë kryerjes së veprimeve, u njoftua Prokurori i Rrethit Gjyqësor Tiranë, i cili pasi u informua për rrethanat dhe veprimet e para, kërkoi që krahas Ekspertit autoteknik të Policisë, të caktoheshin edhe dy ekspertë të tjerë autoteknik të jashtëm, me qellim kryerjen e një ekspertimi autoteknik me grup ekspertesh.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që shkaktuan aksidentin rrugor me pasojë vdekjen e kembesorit S.S., rreth 53 vjeç.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

ER14/08/2017 09:51

Nuk eshte krim ordinar, ka shume mister. Eshte larguar nga vendi i ngjarjes qe perben vepren e pare penale te provuar dhe per te cilen nuk ka Rame, prokurori apo gjykate qe ta shpetoje.. Ai nuk eshte shpallur ne kerkim qe te dorezohej ne polici, madje ai eshte vetedorezuar vetem mbasi ka kaluar disa kohe, e mjaftushme per te fshehur krimin...policia te verifikoje tabulatet e telefonit dhe te zbardhe gjitha elementet dhe dinamiken e pasaksidentit, te verifikoje kush i telefonoi dhe i tha te dorezohej. Ka qene me shpejtesi shume te madhe, kur ne vendin e aksidentit ka kufizim shpejtesie. E ka masakruar viktimen. Prokuroria dhe policia duhet te ndjeki te gjithe dinamiken e levizjes se tij mbas aksidentit, cfare ka dashur te fsheh ai qe eshte larguar nga vendi i ngjarjes, sepse mund te kete persona qe kane kryer gjithashtu veper penale, duke mos e kallzuar krimin.

d12/08/2017 10:36

Eshte drejtesia ajo qe do te percaktoje shkallen e fajesise se zoterise deputet te PDIU, qe ka bere kete aksident me pasoje fatale. Nuk mund te paragjykoj fajin apo pafajshemerine e tij per kete ngjarje, por e pershendes veprimin e tij, qe me kuraje civile eshte paraqitur ne polici per t'u vetedenoncuar. E them kete se ka pasur raste ne Shqiperi, kur personalitete publike e kane fshehur aksidentin e bile ata apo miqte e tyre, kane ndikuar qe ai te mos behet publik. Nuk eshte e kjarte se ne c'rethana, makina e deputetit eshte perplasur me kembesorin, por nje gje me ka rene ne sy ne "autostraden" Tirane.Durres. Duke kaluar disa here neper kete rruge, kam vene re se jo vetem kembesore te vecuar, por edhe me bageti tentohet te kalohet nga nje ane ne anen tjeter te rruges ku nuk ka viza kalimi per kembesore e nuk ka semafore, gje qe nuk e kam pare te ndodh ne asnje vend te Europes neper rruget qe me ka rastisur te udhetoj.

Shto koment

Denonco