Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Vetëm 620 lekë në ditë, rreth 600 mijë shqiptarë në pragun e varfërisë

FOTO/ Atentati mafioz i dy viteve më parë, ku mbeti i vrarë nipi i ‘Renit’ që u ekzekutua në Lungomare

FOTO/ Atentati mafioz i dy viteve më parë, ku mbeti i vrarë nipi i ‘Renit’ që u ekzekutua në Lungomare

22:39, 30/07/2017
A+ Aa A-

Atentati i mbrëmjes së sotme ku mbeti i vdekur 36-vjeçari Renato Omerit, ka rikthyer në dritë edhe atentatin e 20 dhjetorit të vitit 2015, ku u ekzekutua 26-vjeçari Endri Çaushaj, nipi i të vrarit të sotëm.

Atentati i 2 viteve më parë, ku mbeti i vrarë edhe Ervin Kodra është një atentat mafioz i pazbardhur ende nga policia, edhe pse ka kaluar një kohë e gjatë.

Atentati ndaj tyre ndodhi pranë portit të Durrësit, ndërsa dyshohet se është larje hesapesh mes bandave për çështje droge.

Image

Endri Çaushaj i vrare ne 20 dhjetor 2015

Pjesë nga kronika e 2 viteve më parë

Plot 33 herë është qëlluar në drejtim të makinës ku udhëtonin dy të rinjtë Ervin Kodra dhe Endri Çaushaj të cilët kanë mbetur të vdekur në vend.

Atentati ndodhi mbrëmjen e së dielës, 20 dhjetor 2015 rreth orës 20:45 në lagjen numër 3, pranë hyrjes së Portit të Durrësit,  Rruga”Egnatia” .

Autorët të paidentifikuar, kanë pritur momentin kur dy të rinjtë, Ervini  nga Durrësi dhe Endri nga Vlora, kanë hipur në makinë për të qëlluar më pas në drejtim të tyre. Ervin Kodra 28 vjeç dhe Endri Çaushaj 25 vjeç kanë marrë plagë në kokë dhe në gjoks.

Një nga pistat e hetimit ajo e trafikut të drogës.

Mesditën e 21 dhjetorit policia ka dhënë dinamikën e ngjarjes: “Nga hetimet paraprake, ka rezultuar se dy viktimat kanë qenë duke pirë kafe në një lokal dhe sapo kanë hipur në automjetin tip Fuoristradë, me drejtues dhe në pronësi të viktimës Ervin Kodra është qëlluar me armë zjarri kundrejt tyre“. Makina tip BMW X6  me targa AA292IH do të drejtohej nga Torra Veneciane drejt Bankës Kombëtare.

Persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri automatike në xhamin e parë të automjetit, duke i lënë të vdekur në vend. Autorët më pas u larguan me shpejtësi në drejtim të paditur.

Image

Makina BMW X6 e bere shoshe nga plumbat

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco